VIDEO/ Shkurti: Vendi nuk është në diktaturë, por në oligarki. Ndryshohen ligjet se i kërkojnë biznesmenët

Duke marrë shkas nga debati i fortë në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News”, gazetari Armir Shkurti theksoi se vendi nuk po përjeton një diktaturë të re.

“Por kemi të bëjmë me një oligarki. Që është shumë pranë monokracive, por që nuk është diktaturë.

Kjo pasi kemi parë në dosjen e Ilir Metës që biznesmeni S.M kërkon të miratojë një ligj për interesat e tij dhe i gjithë Kuvendi e miraton atë.

Pra, kemi disa njerëz në Kuvend që i shërbejnë një oligarku”, theksoi gazetari Armir Shkurti.

NDIQNI MË POSHTË EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT”

EMISIONET