VIDEO/ Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë paraqitet në SPAK

Mëngjesin e kësaj të enjteje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme është paraqitur, Dritan Palnikaj, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë.

Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së Palnikajt nga prokurorët e SPAK.

Kujtojmë se në vitin 2015, Palnikaj është përzgjedhur fitues në programin Lead Albania, dhe ka shërbyer pozicionin e Këshilltarit të Kryeministrit.

Gjatë periudhës 2018-2019, ka shërbyer në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, duke udhëhequr reforma kyçe në fushën e sigurisë dhe administratës publike.

Karriera e tij përfshin një gamë të gjerë rolesh në nivele të larta, duke filluar si inspektor, jurist dhe avokat, deri në pozicionet e Këshilltarit në Kabinetin e Kryeministrit dhe më pas Drejtorit Departamenti në Kryeministri.

EMISIONET