VIDEO/ Rama ndan pamje nga aksi Qukës-Qafë Plloçë: Udhëtim i këndshëm në një kohë më të shkurtër

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksi Qukës-Qafë Plloçë i cili është hapur zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ndau përshtypjet e qytetarëve duke përmendur se ky segment ofron një udhëtim më të këndshëm në një kohë më të shkurtër.

Postimi i Ramës: 

MIRËMËNGJES dhe me opinionet e qytetarëve, të cilët kanë kaluar përmes aksit rrugor më të ri Qukës-Qafë Plloçë, i cili i shërben të gjithë zonës së juglindjes, duke ofruar udhëtim të këndshëm dhe në një kohë më të shkurtër, ju uroj një të diel të paqtë.

EMISIONET