VIDEO/ Von der Leyen zbarkon në Presidencë, Presidentja e Komisionit Europian pritet nga Presidenti Begaj

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka mbërritur në presidencë për takimin me presidentin Bajram Begaj.

Pasi u prit nga presidenti, Von der Leyen la një shënim edhe në librin e përshtypjeve.

Më pas, diplomatja evropiane do takohetm me kryeministrin Edi Rama.

AGJENDA

Sakaq, ceremonia zyrtare e mirëseardhjes do të zhvillohet në orën 09:50 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku Presidentja e KE-së do të pritet me nderime shtetërore.

Pas ceremonisë, në orën 10:00, do të mbahet një takim kokë më kokë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentes von der Leyen, i cili do të pasohet nga një takim bilateral mes dy delegacioneve respektive.

Vizita do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp, që do të mbahet në orën 11:15 në ambientet e Kryeministrisë.

Vizita e Presidentes së Komisionit Europian në Tiranë vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe për thellimin e bashkëpunimit mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu ajo do të takohet edhe me Presidentin Bajram Begaj, në një takim që pritet të mbahet në orën 9:15 në ambientet e Presidencës.

EMISIONET