VIDEO/ Pas konsultave, Rama vendos: Ju që keni marrë një mandat s’do jeni në listën e mbyllur. Garoni e fitoni

Kryeministri Edi Rama ka vijuar përgjatë gjithë fundjavës takimet me drejtuesit politikë të qarqeve në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Në mbledhjet e zhvilluara është diskutuar programi i PS-së për zgjedhjet si dhe emrat e kandidatëve për deputetë dhe përcaktimin e tyre se kush do të jetë në listën e mbyllur dhe kush në të hapur.

E nisur nga këto takime, Rama ka vendosur që asnjë deputet nuk do të jetë në listën e sigurtë të mbyllur të kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit.

Deklaratën e tij rama e bëri gjatë mbledhjes së kësaj të hëne të grupit parlamentar ku deklaroi se kushdo që ka marrë një mandat të vetëm deputeti nuk do të jetë në listën e mbyllur, por në listën e hapur për t’iu nënshtruar një gare të barabartë.

Sipas tij, të rinjtë do jenë në listë të mbyllur, pasi PS kërkon të ketë në parlament “gjak të ri”, me qëllim që të bëhet një parti politike e re.

Edi Rama: "Na duhet një ekip kompakt. Drejtuesi politik nuk duhet të futet në preferenca. Te lista e hapura, luftën ta bëjnë ata me eksperiencë në politikë. Kush është në listën e hapur, duhet të jetë në garë të barabartë.

Vendimin për vete nëse do jem kandidat për deputet nuk e kam marrë ende. Unë mund të mos jem fare në listë. Të gjitha deputetet që kanë qoftë një mandat do të jenë në fushë. Të rinjtë dhe të rejat do jenë në listë të mbyllur, pasi ata përfshihen dhe e bëjnë partinë më të re. Të tjerët pikërisht se kanë qenë aty, duhet të jenë në fushë dhe të garojnë fort".

VIDEO- DEKLARATA E POLOTE E RAMES NE MBLEDHJEN E GRUPIT PARLAMENTAR TE PS

EMISIONET