VIDEO/ “PARTIZANI”- Berisha zbaton masën e sigurisë, shtrëngime duarsh në derën e SPAK-ut

Kryedemokrati Sali Berisha këtë të hënë është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masësë së sigurisë të vendosur ndaj tij nga ana e GJJKO lidhur me dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë, në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Si çdo herë që Berisha shkon në SPAK ai është pritur nga mbështetës dhe militantë të Partisë Demokratike me të cilët  shtrëngoi duart dhe u përshëndet.

Me të mbaruar detyrimin e tij të paraqitjes, Berisha dha një prononcim për mediat, ku lexoi mesazhin që la në SPAK.

PJESE NGA DEKLARATA

Sot, i komunikova Altin Dumanit, Altin Troplinit dhe tre mbiemrat e tij të rinj, që i ka fituar për faqen e tij të zezë. Altin Hajro. Ju e dini që supervrasësi Hajro është i lirë për shkak të hetimit të Altin Troplinit, ku thuhet se pagoi 700 mijë euro.

Tani ai së fundmi nga drejtësia është dënuar me burgim të përjetshëm. Është personi që ka sharruar trupin e Jan Prengës, por që jeton i lirë në shtëpinë e tij.

Troplini e mori nga Elvis Doçi, është i lirë Elvis Doçi sepse e njoftoi, e mbajti në xhep nga data 19 shkurt me 25 ose 26 e mbajti Irena me disa mbiemra, pastaj e mori ky deri me datë 21 maj dhe ai krijoi të gjitha bazat dhe jeton gjoja në ilegalitet.

Farruku është Kreshnik Farruku nga Manza, i cili i pagoi një shumë disa milionëshe për t’ia ngatërruar CV-në e tij me të vëllait. Dhe së fundmi, më e merituara, Gjoka. Irena Gjoka i dhuron një mbiemër Altinit si shpërblim për mashtrimin e turpshëm që ky bëri dhe avokatinë e turpshme që i bëri një delinkuente.

EMISIONET