VIDEO/ "Një mbrëmje artistike e paharruar"- Ilir Meta takon artistët në teatrin e Operas dhe Baletit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2024, 09:43

Mbrëmjen e djeshme, Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka qenë pjesë e puiblikut, në shfaqen "Madama Butterfly", në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetin social "Facebook", ai i ka uruar suksese artistëve, ku një ndër to ka qenë edhe sopranoja, Eva Golemi.
"Një mbrëmje artistike e paharruar në Teatrin e Operas dhe Baletit. Shumë urime sopranos së parë , Eva Golemi dhe të gjithëve artistëve që vunë mjeshtërisht në skenë "Madama Butterfly", ka shkruar Meta.


