VIDEO/ Nis rinumërimi në Tiranë, Alimehmeti ndjek procesin nga afër
Sapo ka nisur rinumërimi i votave për 1282 qendrat e votimit për qarkun Tiranë, ndërsa më pas do të vijojë me 587 qendrat e Qarkut Fier dhe 360 kutitë e Durrësit. Në total do te rinumërohen 2323 kuti votimi nga zgjedhjet e 11 Majit.
I pranishëm në ambientet e qendrës së numërimit në Tiranë ka qenë edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ilir Alimehmeti, i cili po ndjek nga afër ecurinë e procesit dhe verifikimin e fletëve të votimit për çdo subjekt dhe kandidat.
Për Tiranën, ndryshe nga qarqet e tjera, procesi përfshin jo vetëm verifikimin e vlefshmërisë së fletëve, por edhe një kontabilizim të plotë të rezultatit, duke u konsideruar si një rinumërim nga e para. Në qendrën e numërimit janë të pranishëm përfaqësues të KQZ-së, vëzhgues të akredituar nga partitë politike, si dhe përfaqësues të organizatave monitoruese.

