VIDEO/ Muçollari: Asnjë politikan nuk është përkëdhelur si Veliaj, nuk ka njeri që do t’i dalë për zot këtij maskarai
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, në fjalimin e tij në protestën e organizuar para Bashkisë së Tiranës denoncoi ashpër kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, duke e akuzuar për shkelje të rënda dhe përpjekje për të qëndruar në detyrë me çdo kusht.
'Rallëherë mund të ketë ndodhur që një politikan, një kryetar bashkie, një politikan i rrëzuar tashmë politikisht dhe i rënë moralisht, të kërkojë të qëndrojë me çdo kusht në detyrë, të kërkojë të firmosë çdo ditë shkresa dhe akte në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Ky është Erion Veliaj.
Kurrë nuk ka ndodhur që një kryetar bashkie, pasi i është arrestuar i gjithë aparati i institucionit, dhjetëra drejtorë që nën qeverisjen dhe drejtimin e tij kanë kryer krime prej miliona eurosh ndaj qytetarëve, të mos mbajë përgjegjësi.
Kurrë nuk ka ndodhur që një sistem drejtësie, pasi dalin hapur afera të një politikani apo pushtetari, të mos reagojë.
Kurrë nuk ka ndodhur që një politikan të përkëdhelet kështu nga sistemi i drejtësisë. Por ama, kurrë nuk ka ndodhur që mijëra qytetarë, çifte dhe familje, të qëndrojnë këtu për javë të tëra, për muaj të tërë, për të rikthyer vlerat morale të kësaj shoqërie.
Sepse ky njeri ka kryer një krim shumë më të madh: atë të përdhosjes së vlerave morale të kësaj shoqërie.
Unë jam i bindur, të dashur qytetarë, që nuk ka Ramë apo Aleks, pastor apo zot, që do t’i dalë për zot këtij maskarai, këtij krimineli.'- u shpreh Muçollari.
NDIQNI PROTESTEN TE BASHKIA



