VIDEO/ “Mos blloko foltoren, ose do ju nxjerr nga salla”, Dogjani nuk lejon Peleshin të mbajë fjalën, Spiropali e paralajmëron

Teksa kreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi i është drejtuar foltores, deputeti demokrat Asllan Dogjani i është afruar duke mos ndaluar përkohësisht atë.

Garda e Republikës është rreshtuar para tij, ndërsa kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali  ka paralajmëruar Dogjanin që të mos bllokojë foltoren dhe të ulet në vend, përndryshe do të ndërpresë seancën.

VIDEO/ “Mos blloko foltoren, ose do ju nxjerr nga salla”, Dogjani

Spiropali i vendosi Dogjani masën e vërejtjes dhe më pas atë të heqjes së të drejtës së fjalës, ndërsa demokrati i është drejtuar me tone të larta se “ka shkelur procedurën”.

“Mos blloko foltoren se do ju nxjerr nga salla, fjalën e ka zoti Peleshi”, vijoi Spiropali, ndërsa Dogjani më pas u tërhoq duke i lënë hapsirën për të folur socialistit.

EMISIONET