VIDEO-LIVE NGA KUVENDI/ Socialistët futen, demokratët “po e mendojnë”! Garda u vendos gardhin, Bardhi: Akt që turpëron çdo shqiptar!
Tensione priten në seancën e sotme në Kuvend, me deputetët e opozitës që kanë paralajmëruar se pavarësisht se janë përjashtuar për periudha të ndryshmë kohore nga Sekretariati i Etikës, do të jenë në Kuvend.
Për herë të parë Garda ka vendosur në hyrje të Kuvendit gardh metalik, duke shtuar kështu masat për sigurinë, referuar këtu edhe asaj që ndodhi në seancën e fundit që u zhvillua, ku deputetët e PD kishin edhe përplasje me punonjësit e gardës.
Deputetet e Partisë Demokratike do të zhvillojnë një takim në orën 8:30 dhe më pas do shkojnë në Kuvend.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas vendosjes së gardhit metalik në hyrjen e Parlamentit dhe pranisë së forcave të shumta të Gardës së Republikës, teksa në orën 10:00 është parashikuar të nisë seanca plenare.
Bardhi shkruan se Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”!
Sipas tij, shndërrimi i Kuvendit në “qelinë e rrethuar me hekura” të Pëllumb Gjokës e të ngjashmëve të tij është një akt që turpëron Shqipërinë dhe çdo shqiptar!
“Ky është Kuvendi i Shqipërisë sot në mëngjes! Dera kryesore e tij e rrethuar me hekura dhe me më shumë forca sigurie sesa deputetë.
Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”!
Kuvendi nuk është burg dhe as qeli burgu, edhe pse shumica e përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse duhet të ishte në burg dhe jo në atë sallë. Shndërrimi i Kuvendin në “qelinë e rrethuar me hekura” të Pëllumb Gjokës e të ngjashmëve të tij është një akt që turpëron Shqipërinë dhe çdo shqiptar!”, deklaron Bardhi.
LIVE NGA KUVENDI



