VIDEO/ Kodi Penal, Dhoma e Avokatisë kundër draftit të propozuar. Maks Haxhia: Është një turp!
Dhoma e Avokatisë ka dalë kundër draftit të propozuar nga mazhoranca për ndryshimin e Kodit Penal.
Në emër të kësaj Dhome, avokati Maks Haxhia theksoi se ky draft është një turp.
Sipas tij, në dokumentin e nxjerrë për konsultim mungon vullneti i ndërkombëtarëve dhe është i hartuar pa pikëpamje parimore.
“Drafti i Kodit Penal ka një mal me probleme. Duhet të dilte me një komunikim për të gjithë aktorët, me nevojën që çuan për përgatitjen e këtij drafti për këtë kod. Nuk kemi prezencën e nevojës pse duhet kod i ri.
Nuk është si rrjedhojë e nevojës së organeve të drejtësisë. 23 herë është ndryshuar. Është inkuizitor, nuk do ta pranojë Europa. Ka dënime represive më shumë se në kohën e komunizmit. Janë vënë nene diskriminuese.
Bie ndesh me parimet e avokatit. Mjet të fundit do të kemi kontestim në Gjykatën Kushtetuese”, tha Haxhia.


