VIDEO/ Klevis Balliu: Në kryeqytet qytetarët janë pa ujë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2025, 14:57

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu denoncon situatën me ujin e pijshëm në Tiranë.
“Në kryeqytet qytetarët janë pa ujë, ndërsa Rama flet për integrim në Europë.
Qeveria ka humbur çdo interes për qytetarin, merret vetëm me mbushjen e xhepave.
Qytetarët kanë paguar për vite faturat e ujit, sot u prishin linjën me justifikimin absurd se është e paligjshme.
Ky është një akt kriminal. Uji duhet t’u kthehet menjëherë qytetarëve”, shprehet Balliu.

