VIDEO/ Internacionalja Socialiste në Tiranë, Kambiwa: Ideologjia jonë vendos qenien njerëzore në qendër të gjithçkaje

VIDEO/ Internacionalja Socialiste në Tiranë, Kambiwa: Ideologjia

Komiteti i Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste zhvilloi punimet sot në Tiranë.

Sekretarja e Përgjithshme e Internacionales Socialiste, Chantal Kambiwa vlerësoi mbajtjen e këtij takimi në Tiranë, si shenjë të një përgatitje të konsoliduar të PS, si udhëheqëse në të ardhmen.

“Ne përballemi sot me rritjen e të djathtës ekstreme dhe minimizimin e demokracisë tonë dhe vlerave tona që lidhin më shumë globalen me kombëtaren dhe e pasqyrojmë këtë në  programet e politikat tona”, tha ajo.

“Si anëtare e Internacionales Socialiste, ne duhet të jemi proaktivë në mbarë botën dhe duhet t’ja përshtasim programet tona gjuhës së botës së të nesërmes dhe aq më shumë duhet të përdorim teknologjinë dhe mediat sociale për të zbatuar ideologjinë tonë që e vendos qenien njerëzore në qendër të gjithçkaje”, u shpreh Kambiwa.

Ajo tha se, “këto janë pjesë e diskutimit tonë në vijim të punës të komisionet të parë të përkohshëm në Ankara që u përmbyll me deklaratën në shtator 2024 gjatë Kongresit të Jashtëzakonshëm, teksa e cilësoi Komisionet Ad Hok të Internacionales Socialiste me rëndësi për dalin me një qëndrim dhe një deklaratë që i shërben takimit të radhës”.

“Deklarata e Tiranës që do dalë si rrjedhojë e punës tonë sot do të shërbej si dokumenti për Këshillin e ardhshëm të Internacionales Socialiste që do të zhvillohet më 22, 23, 24 Maj në Stamboll”, tha Kambiwa.

EMISIONET