VIDEO/ "I vunë flakën" bashkisë së Tiranës, arrestohen 3 protestues, procedon edhe dy figura politike nga Rithemelimi dhe PL

Policia e Tiranës ka rrestuar dy persona. Ata akuzohen për dhunë dhe hedhjen e flakadanëve dhe molotovëve në drejtim të bashkisë së Tiranës në protestën e djeshme të Rithemelimit e PL kundër Erion Veliajt dhe dosjes 5D.

Duke kërkuar largimin e kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, protestuesit hodhën molotov dhe flakadanë te dera e institucionit, teksa policët u përpoqën të shuajnë flakët me bombola për shuarjen e flakëve.

VIDEO/ "I vunë flakën" bashkisë së Tiranës,

Një ditë pas protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës, krahas disa protestuesve të arrestuar, policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe figura politike.

Kështu, është proceduar Klevis Balliu, sekretar për aksionin qytetar në grupimin e Rithemelimit të Partisë Demokratike dhe Tedi Blushin, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë.

Policia tha se pas përfundimit të protestës janë kryer veprimet procedurale, është këqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të Bashkisë Tiranë të cilat janë dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike.

Për përdorimin e materialeve piroteknike janë arrestuar në flagrancë shtetasit Kevin Vidrica dhe Bernard Metaliaj, ndërsa në kërkim janë edhe dy persona të tjerë ende të pa identifikuar.

Sakaq, për dhunën ndaj efektivëve të policisë është shtetasi Franc Kaloshi banues në Lushnjë si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: Klevis Balliu, Tedi Blushi, Enri Vrenozi, Dardan Bardhi.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim policor Avni Tobli, Rubin Dashi, Artan Muçmata, Joni Hoxha, Besim Ziri, Besar Gjeçaj, Erjon Prenga  dhe Alfred Pellumbi.

Tedi Blushi lidhur me këtë procedim ka reaguar permes rrjeteve sociale.

"Policia e Partisë më paska proceduar politikisht pse u pengova prej saj të ushtroj detyrën e Këshilltarit të Bashkisë së Tiranës duke më ndaluar me dhunë të hyj në Bashkinë e Tiranës për të kërkuar informacion lidhur me dhjetëra kërkesat e opozitës drejtuar këtij institucioni të shndërruar në modelin më keq të korrupsionit dhe inkriminimit.

Pronari faktik i inceneratorit të Tiranës dhe kryetari i organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj, ministri i Bandave, Taulant Balla, përfshi shefin e tyre, Edi Rama ta harrojnë se do të më ndalin të mbroj interesin qytetar me të tilla kërcënime ordinere që nuk trembin askënd.

Me çdo çmim dhe sakrificë do të jem gjithmonë në ballë të protestave qytetare, në mbrojtje të interesit publik, në krye të çdo aksioni politik për shkuljen nga rrënjët të Regjimit të kalbur të "Rilindjes"! Më keni Ballë për Ballë!", shprehet në reagimin e tij, Tedi Blushi.

PAMJET E ARRESTIMEVE TE DJESHME NGA POLICIA

EMISIONET