VIDEO/ Festa e Sulltan Novruzit, Spiropali uron besimtarët nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka vizituar këtë të shtunë Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.

Pas takimit me Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj festën e Sulltan Novruzit.

NJOFTIMI I KUVENDIT

"Sot, në ditën e Sulltan Novruzit, Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, shkoi për një vizitë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.

VIDEO/ Festa e Sulltan Novruzit, Spiropali uron besimtarët nga Kryegjyshata

Duke i uruar festën Kryegjyshit Botëror, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, znj. Spiropali u shpreh se: “Sulltan Novruzi, kjo ditë e hareshme që shënon fillimin e pranverës dhe rigjallërimin e natyrës, është më tepër sesa një festë e Bektashinjve.

Është një kremtim popullor që sjell gëzim në familjet e të gjithëve, një reflektim që drita, dashuria dhe toleranca të përshkojë jetët tona. Gëzuar!””

EMISIONET