VIDEO/ Berisha: Rama rriti çmimin e enegjisë elektrike në 2014-ën, kur nuk ke turp bënë çdo gjë dhe thua çdo gjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2025, 10:42
Kryetari i PD-së, Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për rritje të çmimit të energjisë në vitin 2014.
Postimi i Berishës:
Në vitin 2014 rriti çmimin e energjisë nga 7.5 në 9.5 lekë KW, për fashën gjer në 300 KW dhe nga 115 në 118 lekë, për konsumin mbi 300 KW.
Ndërsa tani, pa u skuqur, deklaron se nuk e ka rritur kurrë cmimin e energjisë!! Kur nuk ke turp bënë çdo gjë dhe thua çdo gjë! sb