VIDEO/ Berisha nga dera e SPAK-ut publikon dokumentin e ekspulsit nga Greqia të gjyqtares Irena Gjoka

Lidhur me hetimet për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha zbatoi këtë të hënë masën “detyrim paraqitje” të caktuar nga GJKKO.

Teksa la ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Berisha zbuloi mesazhin që i kishte lënë kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

“Po e nis me një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju këtu dhe të gjithë qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë që ndjekin këtë konferencë shtypi.

Para largimit, unë i lashë këtë shënim: Altin Troplinit, armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral të Ramaduros dhe narkoqeveritarëve të tjerë.

Për të gjitha këto, për lidhjet e tij me Troplinin, për milionat e marrë nga Kreshniku i Manzës, ai do përgjigjet para ligjit”, u shpreh Berisha.

Më tej kryedemokrati publikoi një dokument të policisë greke që vërteton, siç tha ai, ekspulsin e lëshuar nga shteti helen të gjyqtares së lartë Irena Gjoka, për të cilën thotë se ka 5 mbiemra.

DEKLARATA E BERISHËS

VIDEO/ Berisha nga dera e SPAK-ut publikon dokumentin e ekspulsit nga Greqia

Miqtë e mi, kjo është platforma ku para shqiptarëve paraqiten fakte dhe të vërtetat që provojnë se çfarë llumi njerëzor, se çfarë dhunuesish monstruozë të ligjeve dhe të Kushtetutës, ka grumbulluar reforma e Xhorxh Sorosit në institucionet e drejtësisë.

Këta narkofunksionarë, që marrin rrogat më të larta në Ballkan, që marrin rroga stratosferike, këta janë njëkohësisht mbrojtës, avoketër të krimeve të shëmtuara.

Janë njëkohësisht dhunues të pafytyrë dhe të pacipë të Kushtetutës së vendit dhe ligjeve të këtij vendi.

Sot para jush kam sjellë dokumente të reja me të cilat faktohet fytyra e vërtetë e Altin Troplinit, e KLGJ-së, e ILD-së dhe qeveritarëve të tjerë.

Tani, ju lutem, mund të ndiqni sa vijon:

“Vijon përdhosja e institucioneve të drejtësisë me njerëz që nuk kanë kriteret ligjore për të qenë magjistratë sepse janë kriminelë ordinerë delinkuentë.

Me njerëz që duhet të jenë në burgu pasi kanë shkelur ligjin dhe kanë fshehur ekspulse dhe dënime penale.

Fytyra e reformës në drejtësi dhe kapja e kësaj reforme dhe institucioneve të drejtësisë, ikona e kësaj reforme është Irena Maneku Gjoka Spata. Keni parë me dy mbiemra, por grua me pesë mbiemra nuk kam parë gjer sot përveç kësaj.

VIDEO/ Berisha nga dera e SPAK-ut publikon dokumentin e ekspulsit nga Greqia

Një kriminele e dënuar me vendim të formës së prerë të drejtësisë greke për falsifikim të vizës dhe që ka fshehur ligjin, i cili sipas Kushtetutës e ndalon atë të ushtrojë detyrën apo funksionet e magjistratit.

Irena me 5 mbiemra ka fshehur ekspulsin, nuk e ka deklaruar sipas ligjit të dekriminalizimit, gjë që përbën vepër penale të veçantë për çdo njeri të ligjit, por jo për Altin Troplinin, as për ILD-në, KLGJ-në dhe qeveritarët.

Institucionet e kapura të KLGJ-së, SPAK, ILD, nuk veprojnë për këtë krim flagrant, ndaj sot paraqes para jush provën e re, të radhës, vërtetimin e lëshuar nga drejtoria e përgjithshme e policisë së Greqisë, me të cilin vërteton ekspulsin e Irena Gjoka Manekut nga territori grek si pasojë e hyrjes së saj në Greqi me vizë të falsifikuar.

Ky dokument që paraqes sot para jush është dokument origjinal, i lëshuar nga policia greke me vulë apostile, siç kishte vulë apostile dokumenti i gjykatës së Janinës për dënimin penal të Irenës me 5 mbiemra.

Ky dokument fshihet nga Altin Troplini.

Altin Troplini e mban në hetim paraprak, e kuptoni vetë, se po të futi Troplini në hetim paraprak duhet të paguash miliona dhe pastaj qetësohet dosja. Siç është rasti i Kreshnikut të Manzës.

Po ky ligj parashikon në nenin 66/3 detyrimin e çdo magjistrati të njoftojë menjëherë KLGJ-në për ekzistencën e një kushti që çon në përfundimin e mandatit.

Po ky ligj parashikon në nenin 62/1 se gjyqtarët e gjykatës së krimeve të rëndë ku është edhe Irena Gjoka do vazhdonin të qëndronin në detyrë me përjashtim të rasteve kur kishte shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, siç është rasti i Irenës me 5 mbiemra.

Sipas ligjit të dekriminalizimit të vitit 2015, fshehja, refuzimi për të deklaruar gjykime, dënime, qoftë dhe jo të formës së prerë nga autoritete të huaja, për çfarëdo lloj vepre penale apo masa dëbimi, shkakton ndërprerjen e menjëhershme të funksionit të gjyqtarit.

Po kjo nuk është e vërtetë për Irena Gjokën sepse ajo mbrohet nga Altin Troplini, ILD-ja, KLGJ-ja në mënyrën më kriminale duke përdhosur ligje dhe Kushtetuta të vendit, për të dëshmuar se çfarë përfaqësojnë në raport me Kushtetutën dhe ligjin këto institucione.

Sipas ligjit numër 95 të vitit 2019, ligji për strukturat e posaçme, gjykatë, prokurori, BKH, të gjithë ata që duhet të punonin në këto struktura duhet të deklaronin nëse kishin dënime brenda ose jashtë shtetit të formës së prerë ose jo për çfarëdo lloj shkelje ligjore dhe Irena Gjoka përsëri nuk ka deklaruar dënimin e saj në Greqi.

Refuzimi për të deklaruar përbën shkak të shkarkimit të saj të menjëhershëm.

Imagjinoni se çfarë drejtësie marrin qytetarët shqiptarë nga gjykatës dhe prokurorë si këta, banditë të vërtetë që shkelmojnë ligje dhe Kushtetutë me urdhra politikë të Edi Ramës.

VIDEO/ Berisha nga dera e SPAK-ut publikon dokumentin e ekspulsit nga Greqia

Pra, sipas tre ligjeve të miratuara me tre të pestat, Irena Gjoka nuk duhej të ishte magjistrate.

Të paktën që me hyrjen në fuqi të ligjit për dekriminalizimit.

Por ajo fshehu vendimin e saj penal dhe ekspulset, nuk i raportoi ato sipas ligjit.

Faktet u bënë publike fillimisht nga gazetat greke, më pas nga dokumente zyrtare me vulë apostile të sjellë dorazi në organet kompetente shqiptare që në shkurt të vitit 2024.

Po bëhen dy vite.

Pra, këto dokumente faktojnë edhe njëherë se me kriminelësh kanë penetruar në organet e drejtësisë pas reformës.

Tani, që Irena me 5 mbiemra të mbrohet, të hahet turpi me bukë nga KLGJ-ja, ILD-ja dhe Altin Troplini në mënyrë të koordinuar, kjo dëshmon se këta zbatojnë vetëm urdhra të Edi Ramës dhe janë skllevër të tyre.

Të dashur miq, unë tani do u jap medieve dokumentin e ardhur nga... do ia jap të parin Top Channel-it, e kuptoni vetë, nuk bëj koment.

Të dytin, ku është ajo? Nuk ka ardhur sot. Ja, dhe thoni pastaj që nuk respektojmë kundërshtarët. Po bëj shaka.

NDIQNI DEKLARATËN E PLOTË TË BERISHËS PASI DOLI NGA SPAK

EMISIONET