VIDEO/ Berisha mbledh grupin e PD-së: Edi Rama e ka vendin në burg

Nga mbledhja e radhës me anëtarët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Edi Rama e ka vendin në burg.

“Nesër është betejë, ditë beteje!

McGonigal është në burg, Edi Rama e ka vendin në burg.

Akti që ka kryer Edi Rama ndaj SHBA dhe ndaj Shqipërisë, krimi i rëndë që ka kryer kundër pluralizmit politik dhe kundër sigurisë së SHBA, meriton një ndëshkim ekzemplar.

Faza e parë e dërgimit të tij në banesën e tradhtarëve, armiqve të pluralizmit dhe demokracisë, është largimi i tij nga pushteti.

Ndaj dhe çdo ditë, çdo betejë ka një rëndësi të jashtëzakonshme.

Sot ata, për turpin e tyre, marrin përsipër të përjashtojnë një grup tjetër deputetësh nga parlamenti pasi Edi Rama pas një muaj do shkojë në sallën e parlamentit, por ka frikë dhe tmerr nga prania jonë, ndaj kërkon të na përgjysmojë. Kjo është e vërteta.

Pasi u kthye nga Dubai, ku takoi ortakun e vëllait të vet, Amant Josifin, për të mos thënë edhe disa të tjerë, tani ka vendosur të hyjë në parlament. Ky përbën një akt të shëmtuar të tij dhe të pseudomazhorancës së tij.

Parlamenti është kthyer në kohën staliniste”, deklaroi Berisha.

Kryedemokrati theksoi se veprimtaria e grupit kriminal McGonigal në Shqipëri ka qenë një veprimtari intensive, shumëplanëshe.

"Ngritja e komisionit hetimor parlamentar nga opozita është jetik. Është jetik sepse veprimtaria e grupit kriminal McGonigal në Shqipëri ka qenë një veprimtari intensive, shumëplanëshe, e ngërthyer me qeveritarë, me zyrtarë, me gjykatës, me prokurorë, me gjithçka në funksion të pushtetit të Edi Ramës.

Ndaj dhe natyrisht kundër sigurisë së SHBA, se çdo akt i korruptimit të tij, ka kërcënuar sigurinë e SHBA. Vendi është në terrorin e narkoshtetit, siç e shihni. Në Sarandë zhduken gjurmët e një hoteli nga një ngarkesë tritoli që rrezikoi 30 banesa. Në Vlorë kapen mina me sahat dhe ngarkesa tritoli. Kamerat e kriminelëve, shkruante sot Financial Times, po kontrollojnë Shqipërinë.

Vilat janë shndërruar në shtëpi bari kudo. Cilido që do të njihet me një narkoshtet, e ftoj të vijë në Shqipëri. Edhe kjo përbën një imperativë të largimit të tij një minutë e më parë", u shpreh Sali Berisha.

edi rama charles mcgonigal sali berisha protesta skandali parlamenti

EMISIONET