VIDEO/ Agron Malajn, gardistin rilindas të “21 janarit” e përndjek 2011-ta

VIDEO/ Agron Malajn, gardistin rilindas të “21 janarit” e

Agron Malaj do të njihet në histori si gardisti i famshëm i 21 Janarit pavarësisht pozicionit partiak që do të ketë me Rilindjen.

Pasi la postin e kryebashkiakut të Matit për t’u futur në listat e kandidatëve për deputetë në parlament, fushatën e ka nisur me tytën e gabuar.

Në disa sekonda përplasje me realitetin dhe kalendarin, Malajn duket se e përndjek viti i masakrës në bulevard edhe teksa kërkon votat e matjanëve.

Ai më pas u vetëkorrigjua, duke thënë “zgjedhjet e 11 majit 2025”. Duket se hijet e së shkuarës e ndjekin ende këmba-këmbës Malajn…

Më 21 Janar 2011, pikërisht nga radhët e gardistëve ku Malaj shërbente, u qëllua mbi protestuesit e opozitës së atëhershme Partisë Socialiste.

Katër qytetarë humbën jetën në Bulevard, në atë që historia e njeh si një nga ditët më të zeza të tranzicionit të pushtetit. /Marrë nga JOQ Albania

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

EMISIONET