VIDEO/ A do të largohesh nga drejtimi i PD? Berisha: 11 maji ishte farsë, jo zgjedhje! Këtë javë nisim foltoret jashtë Tirane
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim online me qytetarët.
Një nga komentuesit i ka shkruar nëse pas humbjes së zgjedhjeve do të largohet nga drejtimi i PD. “Nëse je burrë përgjigju”, shkruan qytetari.
Sali Berisha: Humbja e zgjedhjeve, kriteri më i shëndoshë i atyre që i dorëzojnë, por në kushtet e farsës elektorale, një akt i tillë do t’i shërbente diktatorit dhe atyre që shtypin pluralizmin.
Po ashtu, Berisha ka zbuluar se protesta e mbajtur në formën e një foltoreje përpara Kryeministrisë, tashmë do të dalë edhe jashtë Tiranës.
Berisha u shpreh se “Foltorja’ do të përhapet dhe do të mbahet në të gjithë Shqipërinë.
“Këtë javë nisim foltoret jashtë Tirane, do të vijojnë në të gjithë vendin”, tha ai.
Mesazhi i presidentit Trump
Lidhjet e Edi Ramës me kartelet e drogës, tashmë janë të padiskutueshme. Ata të cilët presidenti Trump i ka cilësuar si organizata terroriste si Sinaloa e Meksikës, kanë qenë të pranishëm në takime me Edi Ramën, kanë përfituar licenca kazinosh dhe hotelesh.
Përveç kësaj, çarteri nga Tiranë në Aruba me qeveritarë, ku mundet dhe vetë Edi Rama, por nuk i kam të dhëna të sakta, për tu takuar me bosët e karteleve të drogës në Aruba janë dëshmitë më flagrante të bashkëpunimit direkt të Edi Ramës me kartelet e drogës.
Unë dua të ju them ju, se Ergys Agasi është bërë famoz në mbarë botën dhe në këtë kontekst, mendoj se mesazhi i urimit të sekretarit Rubio dhe të presidenti Trump, prek apo trajton problemin më themelor që kemi sot ne si komb apo si vend, drogën, krimin dhe luftën kundër tyre.
Kjo përbën një inkurajim në përpjekjen tonë të madhe për të shpëtuar shqiptarët nga ky regjim i bazuar në drogën dhe krimin.



