VIDEO/ “11 maji” vë përballë Agron Malajn dhe Xhelal Mziun në GJKKO, mbahet seanca për “shpifje”
Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste Agron Malaj është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaccme, ku do të jetë edhe demokrati Xhelal Mziu.
Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu është paditur për shpifje në GJKKO nga ish-kryebashkiaku i Matit Agron Malaj, që u zgjodh edhe deputet në siglën e PS-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Padia erdhi pas një deklarate të bërë nga Xhelal Mziu një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, se automjeti që përdorej nga Malaj ka shpërndarë para në këmbim të votave.
Më 10 maj, një ditë para zgjedhjeve u shënua një incident, ku simpatizantët e Partisë Demokratike ndaluan një automjet duke pretenduar se personat që ishin në të, po shpërndanin para me qëllim blerjen e votave në favor të Partisë Socialiste.
Pas kësaj ngjarjeje, drejtuesi politik i qarkut Dibër i PD Xhelal Mziu, akuzoi kandidatin e PS Agron Malaj, duke thënë se automjeti që po shpërndante para ishte i tij.


