Veliaj, "sytë" te Sadushi, dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për zëvendësimin e masës së arrestit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2026, 12:42

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dorëzuar një rekurs në Gjykata e Lartë e Shqipërisë, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Sipas dokumenteve të depozituara më 6 maj, Veliaj kërkon që masa e arrestit në burg të zëvendësohet me një masë më të butë, si garanci pasurore ose detyrimi për t’u paraqitur periodikisht pranë autoriteteve gjyqësore.
Rekursi pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë, e cila do të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e mbrojtjes për lehtësimin e masës së sigurisë.

