Veliaj pas hekurave të qelisë/ Bushati: Hetimi për kryebashkiakun, i pamjaftueshëm
Ish-drejtuesja e AMA-s, Endira Bushati në një intervistë në Ora News u shpreh se hetimi për Erion Veliajn nuk është i mjaftueshëm.
Bushati: Ne të gjithë jemi dëshmitarë që kryeministri Rama kishte kohë që pak nga pak ia kishte hequr kompetencat dhe e kishte zhveshur nga autoriteti politik zotin Veliaj, qoftë si kreu i bashkisë Tiranë, qoftë si drejtuesi politik i PS për qarkun Tiranë.
Fillimisht u duk se çështja e marrjes nga drejtësia e Veliajt ishte shtyrë për një moment të dytë që ishte pas zgjedhjeve.
Të gjitha të dhënat tregojnë se arrestimi i Veliajt ishte i papritur edhe për Ramën.
Hetimi nuk është i mjaftueshëm.
Për arsyet që janë flagrantë për inceneratoritn dhe skemën 5D, kjo nuk ndodh.
Prokuroria po të shtrihej në këto çështje do dilnin në të tjera gjëra. Kjo është një skemë e paramenduar.