Veliaj pas hekurave/ Soko: Rama do e 'sterilizojë' SPAK-un, do e kthej në një institucion të parëndësishëm

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte bashkëkryetari i nismës "Thurje", Pano Soko, i cili u shpreh se Rama dhe Berisha pas arrestimit të kryebashkiakut Veliaj, janë pozicionuar saktë si kundërshtarë të SPAk-ut.
"Ne qëndrojmë aty ku kemi qenë më përpara. Jemi në mbështetje absolute të punës së SPAK-ut. Jemi në mbështetje të të gjithë atyre prokurorëve të cilët po intimidohen qoftë nga represioni verbal i Sali Berishës me profani politike të tipit 'Do shkrijë SPAK-un, do shuaj godinën', e deri tek kamuflimi prej pelivani politik i Edi Ramës, me tezat e tij të reformimit të SPAK-ut por që ne e mbështesim SPAK-un, të cilat kanë të njëjtën ekuivalencë politike si ato të Berishës.
Rama dhe Berisha më në fund u pozicionuan qartë si kundërshtarë të SPAK-ut, të cilët nëse do të marrin votëbesimin popullorë do ta shkrijnë si institucion ose në rastin e zotit Rama do ta 'sterilizojë' si institucion. Do ta kthej në një institucion të parëndësishëm", u shpreh Soko.

