Veliaj në SPAK, Bushati: Dosja “5D” do të hyjë në literaturën botërore të korrupsionit, që e tejkalon dhe vetë termin

Veliaj në SPAK, Bushati: Dosja “5D” do të hyjë

Që prej më shumë se dy orësh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është thirrur nga ata që ai i cilëson si “kolegët e tij”, apo prokurorët e Posaçëm ku po merret në pyetje lidhur me hetimin e pasurisë së tij të nisur prej disa muajsh nga SPAK.

Por një situatë e paprecedentë ndodhi në oborrin e SPAK-ut, ku punonjës të IKMT-së dhe Policisë Bashkiake, por dhe patronazhistët e PS-së së Tiranës të rekrutuar nga Veliaj u grumbulluan në mbështetje të kryetarit të tyre, por si formë presioni ndaj asaj që po ndodh brenda zyrave të SPAK-ut, p[asi Erion Veliaj rrezikon të merret edhe si i pandehur.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Endira Bushati theksoi se shqiptarët janë njohur me fakte kokëforta ku as mazhoranca dhe as qeveria nuk i mohon dot.

“Kemi provën e incineratorit që nuk ekziston. Kemi dhe shqoërinë “5D” që do të hyjë në literaturën botërore të korrupsionit, megjithëse kjo e tejkalon edhe përkufizimin si “korrupsion”.

Të jesh drejtor në bashki dhe të krijosh një shoqëri për të marrë tenderat që i jep institucionit ku ti punon, kjo çudit gjithë botën demokratike”, u shpreh Bushati.

INTERVISTA ME ENDIRA BUSHATIN

EMISIONET