Veliaj në burg, Xhaferri: Mund të bëhet i penduar i drejtësisë

Veliaj në burg, Xhaferri: Mund të bëhet i penduar i

Kryetari FRPD-së, Besart Xhaferri ka deklaruar sot se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mund të bëhet i penduar i drejtësisë. Në një dalje televizive, Xhaferri ka reaguar për çështjen e vendimit më të fundit të dhënë nga gjykata për Veliajn dhe rrjedhën që mund të marrë kjo çështje.

Xhaferri tha se Erion Veliaj prej ditësh i çon mesazhe Edi Ramës se do të bëhet pentito dhe ky është makthi më i madh i Edi Ramës .

Xhaferri e cilësoi si një kastë hajdutësh të pashembullt dhe shton se ka bindjen e plotë se më 11 maj shqiptarët do ta ndëshkojnë me votë.

"Erion Veliaj prej ditësh i çon mesazhe Edi Ramës se do të bëhet pentito, dhe ky është makthi më i madh i Edi Ramës, pasi e di që tashmë gjërat edhe në SHBA kanë ndryshuar.

Nuk e di nëse Veliaj do ta respektojë apo jo kodin mafioz Omerta, por çfarë di me bindje të plotë është se më 11 Maj shqiptarët në atdhe e në diasporë do ta ndëshkojnë me votë këtë kastë hajdutësh të pashembullt!",-tha Xhaferri.

Veliaj në burg, Xhaferri: Mund të bëhet i penduar i

EMISIONET