Veliaj në burg! Kush e drejton Bashkinë? Rama: Unë s’jam kryetari, punët e mia i kam mbyllur… Dumanin s'e solla unë, ishte mes nesh

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se nuk është i përfshirë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që nga data 10 shkurt.

Rama theksoi se angazhimet e tij në Bashkinë e Tiranës kanë përfunduar që në vitin 2011 dhe se ai nuk ka lidhje me drejtimin e këtij institucioni. “Nuk e drejtoj unë bashkinë”, tha kreu i qeverisë.

Ai iu përgjigj një komentueseje: “Unë punët në Bashki i kam mbyllur në 2011, nuk jam kryetari i Bashkisë së Tiranës.”

Po ashtu i pyetur lidhur me drejtësin, kryeministri Edi Rama u shpreh se ajo çfarë po ndodh sot me zyrtarët e mazhorancës është produkt i Partisë Socialiste, e cila është mbështetësja më e madhe e reformës në drejtësi dhe pavarësisë së institucioneve të reja të drejtësisë.

“Altin Dumanin nuk e solla as unë e as PS-ja, Altin Dumani ishte këtu mes nesh, ishte një prokuror i ndershëm dhe i guximshëm”, vlerësoi Rama.

Rama u shpreh se opozita, e gjitha, ishte kundër vettingut duke përdorur edhe kërcënimet me bojkot të zgjedhjeve apo zbritjes me çadra në shesh vetëm që të mos votohej reforma.

“Ata janë penguesit dhe armiqtë e reformës në drejtësi. Janë ata që morën peng për një periudhë kohe dhe erdhën me çadër në bulevard për të mos votuar vettingun dhe kërcënuan me bojkot të zgjedhjeve. Të gjithë bashkë.

Ishte Luli në krye por Luli ishte kukulla e bufit të kënetës, ndërsa bufi e thotë shumë qartë sot se me votën e 11 majit do të shkrijë SPAK. Ky është kërcënimi real që është sot por mund të jetë edhe më vonë nëse nuk hyjmë në BE.

Në momentin që hyjmë e bëhemi pjesë e BE, është pa diskutim e vetmja rrugë e jonë, kurorëzimi i një historie të gjatë luftërash poshtërimesh, rrëzimesh që kemi në dorë në 11 maj që ta realizojmë”, tha ai.

Rama ka reaguar ndaj një komentuesi në rubrikën “Sy më sy” në Facebook, i cili ka thënë se pasaporta e Bashkimit Europian nuk ka rëndësi për shqiptarët.

Rama ka shtuar se Shqipëria është në një moment historik, pasi ka bërë përpjekjet e duhura për të arritur standardet europiane dhe është afër pranimit në Bashkimin Europian.

Kryeministri ka paralajmëruar se kjo mundësi historike nuk duhet humbur, duke theksuar se është koha për të besuar në këtë mundësi dhe për të shmangur zënkat e kota.

Rama argumenton pse vota e 11 majit duhet të jetë për PS-në. Për të mos e lënë të ikë treni i historisë për Shqipërinë për të hyrë në BE, si e vetmja garanci për një sistem drejtësie të pavarur.

"Ne socialistët e progresistët jemi shumë krenarë që bëmë të pamendueshmen, dorëzimin e shpatës së drejtësisë në duart e drejtësisë nga duart e pushtetit politik. Nga kjo zyrë ku qëndroi shpata nga 1912, zyra e të parit të shtetit qoftë dictator, qoftë dhe president sic ishte lummadhi që sot u kthye në buf kënete e që burgosi kundërshtarin e tij dhe ia kemi dorëzuar drejtësisë shpatën. 

Sot ka dhe lëvizje të paimagjinueshme të drejtësisë, në hetimin dhe ndëshkimin e personave të lidhur me pushtetin politik. Ky është moment historik por që të garantojmë barazinë para ligjit nuk mund të jetë në dorë të një partie politike e një lidershipi, pasi nesër vjen dikush tjetër dhe e kthen përmbys, prandaj duhet BE, hyrja në BE e bën të pamundur kthimin e rrotës së historisë dhe rikthimin e shpatës së drejtësisë në zyrën e të parit të qeverisë. Këtë po bën PS.

Të gjithë ata si njerëz të degraduar e dëshpëruar që rrinë e përsërisin cdo ditë, burgu, burgu kush e ka radhën, u futën të gjithë në burg, etj duhet ta marrin përgjigjen më 11 maj, sepse ata nuk kanë asnjë rol. Janë penguesit e armiqtë e reformës në drejtësi.

Ata janë ata të cilët e morën peng për një periudhë kohe, arritën të vijnë me cadër për të mos votuar vetingun dhe kërcënuan me bojkot të zgjedhjeve. Të gjithë bashkë. Sigurisht ishte Luli në krye por ai ishte kukulla e bufit të kënetës që e thotë shumë qartë se me votën e 12 majit do shkrij SPAK. Ky është kërcënim sot dhe vazhdimisht mund të jetë në të ardhmen nëse ne nuk jemi anëtarë të BE-së" 

Veliaj në burg! Kush e drejton Bashkinë? Rama: Unë s’jam

Komentuesi: Ngele në Tik Tok e facebook..

Rama: “Tik Tok skam fare e kam të mbyllur prej kohësh. Pse jam në fb është detyra ime të komunikoj. Unë nuk merrem me kamëz, nuk më kanë caktuar të hap ndonjë kanal me kazëm. Puna ime është të komunikoj intensivisht me njerëzit e për njerëzit.

Komentuesit “Tallesh me Lulin…”

Rama: Nuk tallem me askënd. Përdor të gjithë erashën e larmishme të komunikimit për të thënë ty se ku do të shkosh. Ka një fillim e fund e fundi im në detyrë është kur të të jap asaportën e BE-së e atëherë nuk do të kesh detyrimin të flas me ty. Ky është fati im.

Komentuesi: “Fol sa të duash me lulin e veten se askush s’të beson më  Je bo si i ndjeri Enver Llapa..”

Rama: “O Petrit po qimet e burrave sheh ti. Eh mor Petrit a më beson a s’më beson kush mu... Shyqyr e kemi shumë afër me u marr vesh se do na e thotë populli më 11 maj.

Komentuesi: S’ke faj ti, fajin e kemi ne që s’të largojmë dot me sistemin që ke ngritur?

Rama: Oho…

Qytetarja: Ti shiko se ke disa punë në bashki? 

Rama: Unë punët në bashki i kam mbyllur në 2011, nuk jam kryetar i bashkisë së Tiranës. 

EMISIONET