MBI 5 ORË ME KOLEGËT/ Teliti: Veliaj deklaroi se ka aksesuar gjendjen civile në shkelje të ligjit. Mbajtja në detyrë ka cënuar hetimet

MBI 5 ORË ME KOLEGËT/ Teliti: Veliaj deklaroi se ka aksesuar gjendjen

Mbi 5 orë kryebashkiaku i Tiranës ka dëshmuar dje në SPAK në lidhje me hetimin pasuror e nisur ndaj tij. Erion Veliaj ka dhënë shpjegime para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, teksa çështja udhëhiqet nga prokurori i SPAK, Ols Dado.

Pasi doli nga Prokuroria, Veliaj nuk pranoi të flasë për mediat. Ashtu siç paralajmëroi, sqarimet tentoi t'i jepte në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, nga ku deklaroi se është denoncuar nga një person "anomin", që nuk ekziston.

Për të folur për këtë temë, i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejpërdrejtë në "Skype", ishte nënkryetari demokrat i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti.

"Marrjen e djeshme në pyetje e Kryetarit të Bashkisë, ndërkohë që thirrja e mëparshme ka qenë në prill, e konsideroj si një lëvizje të vonuar.

Nuk ishte nevoja të pritej 8 muaj për të rimarrë në pyetje një person, i cili në funksonin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ka lejuar me dashje apo pa dashje, por në këndvështrimin tim, me vullnet të plotë, krijimin e një skeme kriminale, financiare, siç është skema e "5D", ku drejtorët merrnin paratë e buxhetit të Tiranës, para tona, e mernin jo pak, por mbi 30 milionë euro.

Këto janë para të zhdukura.  Nuk e dimë ku janë. Ajo që i intereson qytetarëve është patjetër ndëshkimi i atyre që kanë kryer këto afera të shumta. Nuk po flasim për 1 apo dy raste, po flasim për plot 29 raste.

Që të zbardhet një aferë siç duhet, e para duhen vendosur gjithë personat para përgjegjësisë, në këtë rast përfshirë edhe Veliajn.

E dyta, që është akoma më e rëndësishme është të kthehen paratë në arkën e buxhetit të Tiranës. Drejtësi në këndvështrimin tim personal nuk po bëhet. Qëndrimi në detyrë i Veliajt, gjatë gjithë këtyre muajve të hetimeve patjetër që mund të ketë cënuar hetimet.

Ai mund të ketë pasur akses në dokumentacion. E tha dhe vetë që ka akses në gjendjen civile. Nuk i lejohet, është administrator jo pronar", u shpreh Teliti.

MBI 5 ORË ME KOLEGËT/ Teliti: Veliaj deklaroi se ka aksesuar gjendjen

EMISIONET