Veliaj zyrtarisht nën akuzë/ Hoxha: SPAK ka mjaftueshëm prova për të komunikuar akuzën

I ftuar në një lidhje direkte në “Ora News”, analisti Poli Hoxha deklaroi se SPAK ka mbledhur prova të mjaftueshme për të komunikuar zyrtarisht akuzat ndaj Erion Veliajt, duke theksuar se tashmë ai është i pandehur për korrupsion dhe pastrim parash.
" Ky nuk është komunikim zyrtar sepse komunikimi zyrtar do të bëhet në fazën kur SPAK-u ta mbyll dosjen dhe ta çoj në Gjykatë.
Ky është komunikimi si i pandehur dhe i akuzuar zyrtarisht dhe përveç masës që ka dhënë Gjykata e Posaçme ose gjyqtari që vlerëson masën për formën e veprës penale etj, që për zotin Veliaj u dha që në filim kështu dhe ngeli po kështu deri në shkallën më të lartë që u ezaurua para disa ditësh në Gjykatën e Lartë.
Duke pasur parasysh edhe sensibilitetin por dhe një furi mediatike pro zotit Veliaj, u bashkuan mediat majtas dhe djathtas, ka pasur një fushatë të vërtetë kundra SPAK-ut për dosjen Veliaj, për shkeljen e të drejtave, për të mbajturën në burg pa akuzë por dhe njëkohësisht edhe zhvillime që ne nuk i dimë, që ka patur nga pyetjet e shumta por dhe nga provat shtesë që janë marrë nga hetimet e tjera interaktive për bizneset e lidhura, për bashkëshorten apo të tjera dëshmi që kanë dalë.
Duket që SPAK-u ka jaftueshëm prova për ti komunikuar akuzën, që do të thotë që zoti Veliaj është zyrtarisht i pandehur dhe i akuzuar nga SPAK. Masa e arrestit ka të paktën 10-11 akuza, por këtë radhë 2 më kryesoret "korrupsioni" dhe "Pastrimi i produkteve të krimit", janë nga njoftimi që doli, por kjo nuk do të thotë që përfundon këtu për zotin Veliaj", u shpreh Hoxha.
Ndiqni intervistën e plotë:

