Van Orden: Ajo që ka ndodhur në Ukrainë, ka qenë një thirrje zgjimi, të nxjerrim mësime

I pranishëm në prezantimin e programit ekonomik të PD, në bashkëpunim me ekspertë të opozitës dhe me mbështetjen e Fondacionit të CDU gjermane “Konrad Adenauer”, Geoffrey Van Orden, Founder of New Directions European Conservative Foundation Brig. General, ka folur për situatën aktuale të sigurisë në Europë dhe botë.

Van Orden u shpreh se ajo që ka ndodhur në Ukrainë është një thirrje zgjimi dhe ne duhet të nxjerrim mësime.

“Është kënaqësi të kthehem në Tiranë dhe është kënaqësi të jem këtu në një platform më z.Berisha. Unë nuk flas në emër të qeverisë britanike dhe të Evropës, kështu që po ju jap vetëm përshtypjet e mia.

Kam qenë 30 vjet si officer i marinës britanike, pastaj dola nga delegacioni i konservatorëve.

Ne duhet të zgjohemi dhe mendoj që ky është mesazhi që na ven nga ana tjetër e Atlantikut. Duket sikur ka një përçarje mes vendeve të cilat kanë qenë anëtare.

Jetojmë në një të përçarë, konflikti në Gaza, kërcenimi ndaj Izraelit vazhdon të jetë i pranishëm. 

Gati 1 mijë milje nga ëktu në lindje kemi rusët të cilët vazhdojnë të sulmojnë Ukraninën dhe po bëhen gati 3 vjet nga sulmi i Rusisë ndaj një vendi sovrn në Evropë. E gjithë gjakdredhja dhe dëmi që është shkaktuar ëshë i tmerrshëm.

Unë dua të theksoj se së pari në kishim z.Pit që është sekretar i SHBA dhe duket se ka qenë emisari i z.Trump, i cili ka përcjell një mesazh të ri në Evropë.

Duhet të shikoni me kujdes fjalët të cilave i është referuar, ai e tha qartë që SHBA mbeten të angzhuara ndaj aleancës në NATO, gjithashtu shtoi që mbrojtja e sigurisë evropiane duhet të jetë thelbësore për vendet anëtare të NATO-s.

Është interesi ynë i përbashkët strategjik që SHBA të jetë e angazhuar për sigurinë e Evropës.

Ne duhet t’i shohim në sy kushorinjt tanë amerikan dhe t’i themi që po mbajmë barrën që na përket.

Që pas rënies të murit të Berlinit vendet evropiane janë çarmatosur. 

Një proporcion kolosal i shpenzimeve qeveritare është kaluar në mbrotje vitet e fundit. Ne kemi bërë të kundeërtën, dua të hapim sytë nga ajo që ka ndodhur në Ukrainë.

Kjo për në ka qenë një thirrje zgjimi, duhet të bëjmë me shumë. Mendoj që duhet të nxjerrim një mësim. Mos të harrojmë mësimet e historisë dhe fitorja do të jetë e jona.” - tha Van Orden.  

EMISIONET