Valë e dytë sanksionesh ‘non grata’ në Shqipëri/ Bushkolaj: Është shtuar vëmendja e SHBA-ve në vendin tonë në raport me kartelet e dr*gës
I ftuar në studion e OraNews ka qenë gazetari Elkier Bushkola i cili ka folur për valën e dytë të sanksioneve "non grata" në Shqipëri.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor, me fokus të veçantë Shqipërinë, ku sipas vlerësimeve konstatohet një nivel i lartë korrupsioni, shtrembërim i konkurrencës dhe ndërhyrje e krimit të organizuar, shpesh e lidhur me politikanë dhe zyrtarë të caktuar.
Bushkolaj ndërkaq u shpreh se problemet me sigurinë në këtë rajon mund të ndikoj në Europë dhe më gjerë.
Ku fokusi ka qenë dhe raporti i Shqipërisë me kartelet e drogës.
“Ende nuk ka dokument zyrtar por ajo çfarë është publike është që në datën 18 dhjetor presidenti i SHBA-së ka firmosur atë që është ligji për mbrojtjen, që paraqet strategjinë për politikën e jashtme dhe për çështjet e sigurisë.
Ku në fokus është padiskutim Ballkani Perëndimor, i cili cilësohet si një rajon stabilokracia ose demokracia, problemet me sigurinë kibernetike, problemet me sigurinë energjetike, mund të ndikojnë Europën dhe më gjerë.
Por që vëmendja është shtuar të SHBA-ave në Shqipëri në raport që lidhen me kartelet e drogës dhe me aferat ekonomike ka kohë që është kryefjalë e zhvillimeve.
Por jo vetëm mediat por edhe në aspektin diplomatik. Por në perceptimin tim kjo nis në datën tre shtator, me vizitën që Dumani pati me Departamentin Amerikan të Shtetit.
Nëse ju kujtohet, i pyetur nga gazetarët që kërkuan informacion për takimin, në përgjigjen e DASH ishte e qartë që fokusi i takimit ishin kartelet e drogës dhe trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.”- tha ai.

