Unioni Ndërkombëtar Demokrat miraton rezolutën për Shqipërinë. Zbardhen pikat, ja çfarë kërkohet

Unioni Ndërkombëtar Demokrat, IDU, miratoi një rezolutë të propozuar nga Partia Demokratike dhe Partia Republikane në Shqipëri, duke shprehur shqetësim për përqendrimin e pushtetit, shkeljet zgjedhore dhe persekutimin e opozitës.

Rezoluta kërkon ndalimin e presionit politik, një drejtësi të pavarur dhe një qeveri kujdestare për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Komitetit Ekzekutiv i Unionit Ndërkombëtar Demokrat të mbajtur në Uashington, ka miratuar rezolutën e e propozuar nga Partia Demokratike dhe  Paertinë Republikane në Shqipëri.

Rezoluta shpreh shqetësim për përqendrimin e pushtetit, shkeljet zgjedhore, dhe persekutimin politik të opozitës, duke përfshirë figura si Sali Berisha, Ilir Meta dhe Fredi Beleri.

Në dokument, qeverisja aktuale krahasohet me regjime autoritare, ndërsa theksohet korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, falënderoi për mbështetjen ndaj rezolutës, duke theksuar se qeveria socialiste po shfrytëzon sistemin gjyqësor kundër opozitës, vetëm katër muaj para zgjedhjeve të vitit 2025.

Ai nënvizoi shqetësimin për emigrimin masiv të të rinjve dhe profesionistëve, që dëmton perspektivën e vendit.

Rezoluta kërkon një qeveri kujdestare sipas modelit të Maqedonisë së Veriut për të garantuar zgjedhje të ndershme.

Në fjalën e saj, Albana Vokshi deklaroi se Shqipëria ndodhet nën një regjim autoritar ku Kryeministri kontrollon të gjitha pushtetet.

Sipas saj, reforma në drejtësi ka dështuar, duke u përdorur si armë kundër opozitës.

IDU kërkon ndalimin e persekutimit politik, një sistem drejtësie të pavarur, intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira.

Organizata do të monitorojë nga afër situatën, duke mbështetur aspiratat demokratike dhe europiane të Shqipërisë.

Rezoluta përbën një thirrje ndërkombëtare për standarde demokratike, përballë sfidave që kërcënojnë integritetin politik të vendit.

EMISIONET