Çuçi: Buxheti më i madh në historinë e vendit, opozita vijon me të njëjtat skema, nuk flitet me tymuese

Kreu i Grupit Parlamentar i PS Bledi Çuçi, ka deklaruar jashtë Kuvendit se sot ishte një ditë shumë e rëndësishme pasi është miratuar në parim buxheti më i madh, prej 7 miliardë eurosh.

Ai tha se skena e krijuar nga opozita është një gjë e parë edhe më herët dhe se nuk ka asgjë të re, ndërsa shtoi se nuk flitet me tymuese kur bëhet fjalë për buxhetin. 

Çuçi: E pamë edhe sot, e njëjta skenë, peizazh, me tymuese, karrige të hedhura, e vetmja e re sot, që shqiptarët duhet të kenë vëmendje është miratimi i buxhetit më të madh publik në historinë e këtyre dy viteve. Janë 7 mld euro që është dyfishi i buxhetit të vitit 2013. Sot duhej të jepnin alternativat, nuk flitet me tymuese kur bëhet fjalë për buxhetin. Edhe sot pamë një skenar. Rritja më ë e madhe e pagave në histori.

EMISIONET