U dënua për mosbarazi në tender, lirohet nga burgu ish-kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla

U dënua për mosbarazi në tender, lirohet nga burgu ish-kryetari i

Ish-Kryetari i Bashkise se Bulqizes Lefter Alla eshte liruar nga burgu pas denimit per mosbarazim ne tender dhe shperdorim detyre.

Alla rezulton se eshte liruar qe ne 6 Gusht nga burgu i Fierit per plotesimin e kohes se denimit.

Gjykata Posçame e Apelit  e dënoi me 3 vite burg Lefter Allën, i cili u gjet fatjor për vepren penale të shkelje te barazisë në tendera dhe shpërndorim të deryrës.

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla në bashkpunim me ish zyrtaret e bashkisë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujesjellesin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është ne administrimin e të afermit të Allës, Aqif Konesha.

Kompanitë që dolën fituese të tenderit ishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.

Pasi u shpallen fituese keto firma, punimet per uijesjellesin u realizuan nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’. 

Behet fjale per tenderin “Ndertimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shperndares Ujesjellesi dhe ndertimi i rrjetit te KUZ , Lagja e vjeter, qyteti Bulqize, Bashkia Bulqize”, me vlere rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor.

Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i 'BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj.

EMISIONET