U bë deputet me votat e krimit, Apeli i GJKKO-së lë në burg Jurgis Çyrbjan dhe “mikun e tij” Ahmet Masha

U bë deputet me votat e krimit, Apeli i GJKKO-së lë në burg

Apeli i Posaçëm la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” vendosur ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe të bashkëpunëtorit të tij Ahmet Masha.

Çyrbja dhe Masha ankimuan vendimin e GJKKO për caktimin e masës “arrest në burg” ndaj të dyve.

Ish deputeti socialist dhe Masha u arrestuan në datë 20 tetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme antikorrupsion, pas zbërthimit të komunikimeve në “Sky Ecc”.

U bë deputet me votat e krimit, Apeli i GJKKO-së lë në burg

Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Masha kanë mohuar të kenë qenë përdorues të aplikacionit Sky.

Jurgis Çyrbja akuzohet për  “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë (sipas episodeve respektive),“Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha.

HETIMET E SPAK

U bë deputet me votat e krimit, Apeli i GJKKO-së lë në burg

Qëndrimi në Komisionin e Sigurisë si anëtar zëvendësues në parlament, Jurgis Çyrbes i ka shërbyer për të marrë informacion mbi dosjen e Altin Hajrit.

Në deklaratën zyrtare të SPAK-ut thuhet se gjithçka është zbuluar nga bisedat në “Sky”, ku rezulton se deputeti i Partisë Socialiste i dërgonte personalisht të dhënat të shpallurit në kërkim ndërkombëtar dhe me precedentë të rëndë kriminal, apo duke përdorur dhe Ahmet Mashën për t’i komunikuar mbi shpalljen në kërkim apo dhe operacionet që policia zhvillonte në Durrës.

Janë 7 raste që SPAK thotë se ka evidentuar për shkeljet e bëra. Madje në njoftim shtohet se ai ka ndërhyrë edhe në organet ligjzbatuese me qëllim favorizimin e Hajrit, person që në vitin 2015 u kërkua nga drejtësia italiane dhe në 2020 në Shqipëri për vrasjen e Jan Prengës.

Në këmbim të këtyre ndereve Hajri angazhohej për t'i siguruar vota Çyrbes në mënyrë që ai të zgjidhej deputet në parlament.

Madje në Kuvend ai arriti të merrte dy mandate, ndërsa dha dorëheqjen rreth dy javë më parë.

Megjithatë SPAK i referohet vetëm procesit të vitit 2021, kur mori 6583 vota teksa u rendit i katërti në listën e PS-së.

Pas kontrolleve të ushtruara për këtë hetim janë sekuestruar:

-        Pesë telefona celularë;

-        Një hard disk i jashtëm Verbatim;

-        Një pajisje regjistrimi në formë pakete cigareje

-        Dokumente pronësie, etj

Sipas akuzave të ngritura për zbulimi dhe tregtimi i sekretit hetimor, përkrahja e autorit të krimit dhe korrupsionit në zgjedhje dënimi ndaj tij shkon deri në 5 vite për çdo akuzë.

EMISIONET