Tymi toksik i plehrave mbuloi qytetin e njëri thotë s’ka zjarr, e tjetri thotë u shua/ Majko nxjerr zbuluar kryetarin e bashkisë në Kukës
Propaganda dhe fshehja e së vërtetës janë mënyrat e vetme se si funksionojnë rilindasit qeverisës.
Por një përplasje faktesh ka ndodhur me kryebashkiakun e Kukësit dhe deputetin veteran socialist, Pandeli Majko, për zjarrin i cili përfshiu vendgrumbullimin e mbetjeve në qytetin verior, ku ky i fundit e nxori zbuluar bashkinë.
Në një reagim publik në Facebook, Bashkia Kukës është munduar të përgënjeshtrojë lajmin e publikuar në media në lidhje me praninë e zjarrit në vendgrumbullimin e mbejtjeve në Mamëz, duke nxjerrë foto nga vendngjarja.
‘Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve është i FIKUR prej dy ditësh dhe se çdo lajm i dhënë sot është krejtësisht i rremë dhe dashakeqës’, thuhet në postim.
Por çfarë thotë deputeti Pandeli Majko për zjarrin në vendgrumbullimin në Kukës?
Në postimin e tij në Facebook, Majko ka shpërndarë një video, ku thekson se ‘zjarri në vend-grumbullimin e mbetjeve në Kukës u shuajt dhe se po punohet nga strukturat përgjegjëse që të sistemohet plotësisht!’
Pra cilët të besojnë qytetarët në këtë rast, bashkinë Kukës që thotë që s’ka zjarr, apo deputetin rilindas që thotë se zjarri u shua?
Postimi i Bashkia Kukës
Reagim i detyruar:
Ditën e sotme disa media kombëtare kanë transmetuar një lajm aspak të vertetë e serioz, në lidhje “me praninën e zjarrit” në vendgrumbullimin e mbejtjeve në Mamëz të Kukësit.
Nisur nga kjo informojmë se: zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve është i FIKUR prej dy ditësh dhe se çdo lajm i dhënë sot është krejtësisht i rremë dhe dashakeqës.
Çdo media që për aq kohë ka si mision dhënien e informacionit, lutemi që lajmet e çdo informacion tjetër ti japë të sakta e mos të krijojë dezinformim tek qytetarët.
Ndërkohë bashkëngjitur këtij reagimi gjeni edhe fotot e bëra sot, ku shihet qartë që zjarri “i pretenduar” në vendgrumbullimin e mbetjeve në Mamëz është plotësisht i FIKUR.
Postimi i Majkos:
Në Kukës, zjarri në vend-grumbullimin e mbetjeve u shuajt! Po punohet nga strukturat përgjegjëse që të sistemohet plotësisht!...




