“Turp, na the që je sëmurë” Bardhi sherr me Nikollën, seanca parlamentare nis me tensione
Ka nisur me debate të forta seanca e ditës së sotëm që është e fundit për këtë sesion parlamentar.
Teksa pritet votimi i dekreteve të presidenti për ministrat e rinj opozita ka kërkuar interpelancë për këto figura.
Ndërkohë Bardhi është përjashtuar nga seanca nga Nikolla, teksa ai i është afruar Foltores duke iu drejtuar me fjalën “turp, na the që je edhe sëmurë”.
Nikolla: Ti je përjashtuar nga seanca nuk mund të marrësh fjalën për procedurë. Je përjashtuar!
Bardhi: Ti the jam sëmurë. Gënjen. Gënjeve kuvendin, the jam sëmurë. Të shkarkoi si leckë.
Nikolla: Të të vijë turp për fjalën që përdor dhe insinuatën që përdor.
Bardhi: Tju vijë turp.
Nikolla: Kalojmë në procesin e votimit.

