''Trump ka axhendë pro familjes'', Kraja: Fitorja e demokracisë amerikane, fitore për demokracinë shqiptare e europiane

Drejtori i kabinetit të Berishës, Akil Kraja në një intervistë në Ora News u shpreh se fitorja e Trump në SHBA është fitorja e demokracisë amerikane dhe një fitore për demokracinë shqiptare dhe europiane.

Kraja: Fitorja e Trumpit është një fitore e një qasjeje ndaj marrëdhënies me qytetarët, qasjeje institucionale se si shteti duhet të ndërveprojë me bizneset nëpërmjet taksave të ulëta.

Nëpërmjet tërheqjes administrative dhe jo shtypjes së sipërmarrjes së lirë.

Sepse Trumpi ka një axhendë të qartë pro familjes, ndërkohë po nga SHBA ka ardhur ajo axhenda e famshme e ‘’prindit 1’’ dhe ‘’prindit 2’’.

Sali Berisha është fshirë nga një dokumentar para pak muajsh në kuadër të përvjetorit të marrëdhënieve amerikano-shqiptare nga çështja e NATO-s, sesi ai ka pasur një rol.

Në këtë drejtim, fitorja e demokracisë amerikane është një fitore edhe për demokracinë shqiptare, për demokracinë europiane.

Sepse tregon që elitat duhet të jenë në shërbim, në një marrëdhënie reale përfaqësimi të popullit, të sovranit dhe jo në të kundërtën, ku elitat të shkëputura nga rrethet e përditshme flisnin për teori ndrrimi gjinish, për rritje taksash që vetëm e dobësonin shtresën popullore.

EMISIONET