Transporti publik falas përfshin qytetarët në fushatë, Këlliçi: Të zbusim koston e jetesës!
Kandidati i Opozitës për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi ka vërejtur se një nga pikat kryesore të programit të tij elektoral për të fituar bashkinë e Tiranës është përqafuar me interesim të madh nga banorët e kryeqytetit dhe pikërisht: Transporti publik falas!
“Si rrallë herë, qytetarët janë përfshirë drejtpërdrejt në këtë fushatë.
Projekti për transportin publik falas i ka bërë njerëzit, banorët e Tiranës aktorët kryesorë të kësaj gare.
Dhe siç shihet nga fotot, kanë nisur kudo të shprehin çfarë duan.
Unë jam në këtë beteje për ta, për të shërbyer e për të ndihmuar në zbutjen e kostos së jetesës.”, shprehet Këlliçi në rrjetet sociale.