Topi: Politika në Shqipëri është një tallje e madhe që merret seriozisht nga shumë kategori
Ish-presidenti, Bamir Topi i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se politika në Shqipëri është një tallje e madhe që merret seriozisht nga shumë kategori.
Topi: Nuk kam parë asnjë element të ri në këtë situatë politike që vjen pas takimit të kryeministrit në asamblenë socialiste.
Në një farë mënyrë është i njëjti perifrazim, pra shikojmë të njëjtin film bardh e zi.
Madje nga ato filmat që dalin çdo 2-3 ditë në një stacion të dedikuar ku nostalgjikët sigurisht kanë një lloj atraksioni për ti parë.
Pjesa tjetër sigurisht ka interesa të tjera.
Kam përshtypjen që shfaqja e fundit tenton të shkojë në dy linja.
Një linjë është linja virtual, madje është ai që e dominon komunikimin publik të kryeministrit.
Ndërsa ne përjetojmë situatën reale.
Pra situata virtuale është tek komunikimi retorik se ku do të arrijë Rama si kryeministër.
Mendon se duke artikuluar pikërisht këtë lloj linje, shumë shqiptarë do kapin vetëm pjesën sipërfaqësore.
Shumë të tjerë nuk janë më të interesuar, ndërsa opozita për fat të keq ka rënë në lojën e butaforisë të krijuar nga Rama.
Është pak e rëndë kjo që do them por kjo është e vërtet.
Në rast se politika në shoqëritë demokratike është instrument për të ndërtuar standartet e së ardhmes, këtu politika në Shqipëri është një tallje e madhe që merret seriozisht nga shumë kategori.

