“To be continued…” Ahmetaj reagon sërish: Sot votohet imuniteti im, kam ikur për arsye serioze familjare

Ahmetaj nuk dorëzohet, kundërshton në Facebook akuzën, paralajmëron vazhdimin

Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj mbrojtjen e fundit para vendimit për arrestimin e ka dhënë në Facebook. Pasi mohon akuzat për incineratorët ai shton se është kërcënuar. Por në fund e mbyll qëndrimin me premtimin se reagimet do të vazhdojnë

Arben Ahmetaj nuk zgjodhi të shkonte në Parlament për të mbrojtur veten por 15 minuta përpara nisjes së seancës së posaçme ku do të votojnë për arrestimin e tij dha një deklaratë në Facebook.

Në hyrje të një sqarimi të gjatë Ahmetaj falenderon mbështetësit e më tej rendit 7 pika përmes të cilave mohoi akuzat e ngritura për aferën e incineratorëve

“Për mos marrjen pjese ne procedure te tenderave dhe koncesioneve, për shkak te pozicioneve te mija zyrtare. Pozicionet e mia zyrtare ne ministri te ekonomisë apo financave nuk marrin pjese ne procedura. Letrat janë atje. Skam mare pjese procedurat e inceneratorëve. Letrat do dalin, e nëse dikush do te kërkoje ti fshehe, do dalin gjithsesi.”

Gjithashtu në postimin e tij ai mohon akuzat se ka qenë zoto e Mërtiri që i kanë paguar paratë për blerjen e pronave.

Ahmetaj: Se bashkëjetuesja ime (qe ka 20 vite qe punon ne sektorin privat) dhe familja e saj ka blere prone ne Hamallaj, me transaksion te pastër e te verifikuar bankar. Mercenaret e kapur ne flagrance kanë pretenduar se ka qene prone e Klodian Zotos. Bëjeni këtë pyetje publikisht. Klodian Zoto, qe s’ka qene kurrë miku im, se ka pasur kurrë prone, e s’ka paguar kurrë një cent për këtë prone, qe me pas te ishte ne gjendje te falte e dhuronte këtë prone. Verifikojeni se është kollaj te mos e duash “fytyrën e ngrysur” timen ne perceptim.”

Ish numri dy i qeverisë pohoi se është kërcënuar.

Ashmetaj: Kam mare kërcënime (I kam me screenshot e me zë ndoshta), madje se fundi dhe një mesazh triumfi si mirëseardhje… Nëse do ta meritoj, sigurisht qe do ndodhi… po jo përpara se e vërteta te marri rruge e drite.”

Teksa e mbylli postimin e tij me një ndjesë ndaj familjes së tij, ish-zëvendëskryeministri u shpreh se provat do të faktojnë se është i pafajshëm.

Madje në anglisht shton se qëndrimet e tij do të vazhdojnë.

EMISIONET