Tirana mblodhi Europën/ Deliu: Mund të bëhemi pjesë e BE-së para vitit 2030

E ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", ekspertja për çështjet e integrimit, Nirvana Deliu, foli mbi rëndësinë e samitit të fundit europian dhe mesazhet inkurajuese për Shqipërinë dhe rajonin në kontekstin e integrimit europian.
" Besoj se ishte një moment i rëndësishëm për shqipërinë sidomos dhe në kuadët rë rrugëtimit të saj drejt BE-së.
Sigurisht që samiti nuk e ka pasur në fokus të drejtpërdrejtë integrimin duke qenë se tema të tjera që prekin gjithë kontinentin kanë qenë në vëmendje por nuk është se munguan mesazhe të cilat e patën në fokus progresin e Shqipërisë drejt BE-së, por edhe më gjerë dhe të vetë Ballkanit Perëndimor si një rajon që gjithmonë e më shumë po shikohet se është shumë i rëndësishëm për vetë Bashkimin Europian por dhe kontinentin.
Në fakt, samiti ishte interesant sepse përpara samitit ne patëm dy takime të rëndësishme me datë 15, si me presidentin e Këshillit Europian, zoti Kosta i cili u shpreh se 2027 mund të jetë një vit i mundshëm për të mbyllur negociatat, madje ai ishte aq optimist saqë tha që mund të kemi anëtarësim edhe më shpejt se viti 2030 duke nënkuptuar mundësinë e Malit të Zi apo Shqipërisë për tu bërë anëtarë të radhës në Bashkimin Europian.
Gjithashtu edhe takimi me kryeministrin anglez së Mbretërisë së Bashkuar. Edhe pse nuk janë më pjesë e BE-së ata mbeten përsëri aktorë të rëndësishëm dhe është shumë e rëndësishme që Shqipëria të fuqizojë mardhëniet dhe bashkëpunimin me këtv shtet", u shpreh Deliu.

