Thirrja e Berishës: Denonconi kriminelët elektoralë!

Në një dalje nga selia blu, Sali Berisha, ftoi qytetarët që të denoncojnë ata që i cilësoi kriminelë elektoralë. Të mërkurën ai dënoi dhunën e ushtruar ndaj një punonjësi të Bashkisë Patos dhe bëri thirrje për të mos toleruar presionet per sigurimin e votave.

Sali Berisha denoncoi të mërkurën dhunën e ushtruar ndaj një punonjësi të Bashkisë Patos, i cili pretendon se është sulmuar fizikisht nga eprori pasi nuk pranoi të siguronte vota për Partinë Socialiste.

"Dëshmi flagrante e përdorimit të makinerisë shtetërore si makineri dhune, terrori ndaj qytetarëve dhe votës së tyre të lirë".

Ngjarjen e cilësoi akt të rëndë dhe ju bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë ata që i quajti kriminelë elektoralë.

"Të denoncojnë në portalin e Transparencës së Partisë Demokratike sikundër dhe si qytetarë dixhitalë çdo lloj akti dhe presioni ndaj kriminelëve elektoralë, duke filluar nga kryekrimineli Edi Rama dhe duke përfunduar te falangat e tij lokale".

Kundërshtarit politik e ftoi në ballafaqim publik.

"Njeriu që vrau ballafaqimin në studio është Edi Rama. Atij nuk ja mban të ballafaqohet me Sali Berishën se e di sesi del në atë ballafaqim."

Në 14 maj, tha Berisha, Rama do të dorëzojë pushtetin pasi do të rezultojë humbës i zgjedhjeve lokale.

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET