Tensionet për Zgjedhoren, Bylykbashi: Rama po kërkon reformë zgjedhore me atë që ka bërë pazar, Lulzim Bashën
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, dha një deklaratë për mediat sot nga Kryesia e Kuvendit, ku deputetët e opozitës po luftojnë për të marrë pjesë në Komisionin e Reformës Zjedhore.
Bylykbashi tha: "Duket vendimi i qartë që ka marrë Edi Rama që Komisionin e Reformës ta shkatërrojë. Të shkatërrojë çdo mundësi që parlamenti të bëjë një reformë zgjedhore me konsensus.
E ka deklaruar në dhjetor se do të kërkojë numra, Pazar, por jo konsensus, vetëm që të miratojë rregullat që do ai për zgjedhjet që ato të jenë si të 14 Majit, të mëparshmet.
Ajo që kërkon opozita është vendosja e rregullta të drejta e të barabarta, të mjaftueshme, jo të pamjaftueshme, që të pengojë shtetin të futet në zgjedhje, që shteti të ndahet nga partia në pushtet, që të ndalohen kriminelët të blejnë vota, që të ndalohet sistemi kriminal i patronazhimit, të shtrëngojmë rregulla më të forta që SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm mos t’i shmangen detyrave që kanë.
Të gjitha këto Edi Rama nuk i do sepse kërkon një reformë zgjedhore që ta mbyllë me atë që ka bërë pazar, me Lulzim Bashën.
Nuk mundet në Komisionin e Reformës Zgjedhore që ta përcaktojë Edi Rama se kush është opozita."



