Tensionet në kuvend, Spaho: Rama me fjalor vulgar, nuk po i ecin pazaret dhe shpërthen në sharje
Deputeti i PD Edmond Spaho thotë se tensionet e krijuara në kuvend vijnë nga maxhoranca dhe kryeministri Rama.
Sipas Spahos Ramës nuk po i ecin pazaret ndaj dhe shpërthen në një fjalor vulgar.
Madje deputeti në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj u shpreh se “Rama ka filluar të veprojë si sulltan i Shqipërisë dhe do që dhe opozita të veproj sipas dëshirave të tij”.
Edmond Spaho: Tensioni vjen nga maxhoranca, në radhë të parë nga kryeministri Rama që mendon se është në parlamentin e PS me një fjalor vulgar me ofendime. Duke qenë se nuk po i ecin pazaret e marrëveshjet që ka për çështje të caktuara sidomos ato që lidhen me reformën në drejtësi shpërthen në sharje e ofendime që janë jo vetëm të papranueshme për kuvendin e Shqipërisë por ndikojnë në krijimin e një klime të konfliktit që pasqyrohet më pas dhe në opinionin publik. Desha të kujtoj këtu që një pjesë e këtij fjalori dhe qëndrimeve të Ramës janë dhe në bazë të asaj që ndodhi në protestën e 6 korrikut më 6 dhjetor. Ai ka filluar të veprojë si sulltan i Shqipërisë dhe do që dhe opozita të veproj sipas dëshirave të tij.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

