Teliti: Po presim qeverinë e re të dalë nga farsa e 11 majit, opozita po vazhdon me denoncimet

Përmes një interviste në Ora News, Dorian Teliti këshilltar demokrat i PD-së në bashkinë e Tiranë tha se po jetojmë në ditë jo të mira, pasi shteti është shkrirë me pushtetin, ku bashkitë nuk ekzistojnë më dhe janë në urdhrat e qeverisë.

Teliti: Puna vazhdon në mënyrë ditore. Lideri i opozitës bën denoncime për farsën zgjedhore të 11 majit. Sigurisht presim edhe zhvillime nga mazhoranca, edhe pse kanë marrë mandatin e 4-të në mënyrë të padrejtë, ne presim kabinetin e ri. Po jetojmë në ditë jo të mira, pasi shteti është shkrirë me pushtetin, ku bashkitë nuk ekzistojnë më dhe janë në urdhrat e qeverisë.

EMISIONET