Tedi Blushi publikon një FOTO “sa një mijë fjalë: Taulant Tusha nuk është i vetëm në aferën e incineratorit të Tiranës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme për incineratorin e Tiranës, ku gjatë mbrëmjes së djeshme u lëshuan 15 urdhër-arreste, për drejtorë dhe funksionarë të bashkisë së Tiranës.
Njëri prej tyre është edhe drejtori i Shërbimeve Publike në Bashkinë Tiranë dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Drejtues të UKT, Taulant Tusha, i cili njihet gjithashtu edhe për miqësinë e ngushtë me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Dhe duke marrë shkas, Blushi ka preferuar të publikojë foto-denoncimin që sipas tij, është tregues që Tusha nuk është i vetëm në këtë aferë.
“Një foto sa një mijë fjalë: Dy kamberë në një derë (burgu)!
Erion Veliaj dhe krahu i tij i djathtë tek inceneratori i Tiranës, Taulant Tusha!
Vetëm në një sistem të ndërtuar për të mos bërë drejtësi, por vetëm goditje propagandistike me regji, mund të besohet se Taulanti ka ngrënë kumbulla dhe dardha pas shpinës së Lalit", shprehet Tedi Blushi.
Komunikimi i drejtorit të Veliajt, Taulant Tushe me Klodian Zoton
Një dokument që tërheq vëmëndjen në zbulimet e SPAK në laptopin e Klodian Mërtirit është edhe komunikimi që ai ka pasur me drejtorin e arrestuar të Bashkisë, Taulant Tusha.
“Më datë 17:5:2018 në orën 16:30 shtetësja Jonida Halili i ka përcjellë email shtetasit Taulant Tusha me titull “landfill” dhe ky email i është përcjellë nga Taulant Tusha shtetasit Klodian Zoto më datë 21:05:2018 ora 10.12.
Bashkalidhur është një dokument tabelor me emërtimin “Plani i financimit të landfillit të Sharrës” thuhej në dosjen e SPAK për Arben Ahmetajn.
Po ashtu, kompromentuese është dalja në skenë e Floran Pustinës, një nga miqtë e Erjon Veliajt dhe ish-zëvëndësit të tij në bashki, Arbian Maznikut.
Pustina bëhet pjesë e skemës së procedurave të inceneratorit si përfaqësues i kompanisë ligjore Tashko-Pustina, por në dosjen e SPAK ka paqartësi për rolin e tij. Aty thuhet:
Më datë 21:09:2017, ora 09:28 i dërgon i ka shkruar adresës: [email protected]: Klodi, Flonia Pls. check.
Më datë 21.09.2017 Klodian Zoto i përcjell email Alqi Bllakos me titull “Vendim i K.Bashkiak”.
Bashkalidhur është vendimi i Këshillit Bashkiak Tiranë, me kryetar Aldrin Dalipi, draft me nr 8 datë 2017 ku parashtrohet se me propozimin e Ministrisë së Mjedisit, Këshilli Bashkiak Vendosi:
Të miratoje angazhimet e Bashkisë Tiranë konform Aneksit IX të kontratës së koncensionit se datës 31.08.2017 lidhur mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë koncensionare Energy Integrated BV SPV sh.p.k. me objekt “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike” dhe në tërësi të japë pëlqimin e Bashkisë Tiranë si një prej njësive vendore të Qarkut Tiranë, përfituese të projektit.
Të autorizojë kryetarin e bashkise të firmosë formën e angazhimit mbi angazhimet e njësive të qeverisjes vendore të qarkut Tirane, konform kontratës së koncensionit firmosur nga Ministri i Mjedisit.
Ngarkohet drejtoria e përgjithshme e për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi dhe angazhimeve të Bashkisë Tiranë.
Ky vendim hyn në fuqi sipas përcaktimeve të pikës të nenit të ligjit nr. 139/2015 për “Vetëqeverisjen vendore”.
Kjo është një shkresë draft.”
Komunikimi i drejtpërdrejtë i miqve të ngushtë të Erjon Veliajt me fituesin e koncensionit Klodian Zoton e implikon rëndë drejtuesin e Bashkisë së Tiranës, njësoj si Lefter Koka në ministrinë e mjedisit dhe Arben Ahmetajt në rolin e ministrit të financave.
Por prokurorët e SPAK e kanë lënë me kaq, të paktën për tani. Nga Kongresi i Partisë Socialiste në të njëjtën ditë u erdhën mesazhet e forta se “nuk duhet të ndihen dhe jo më pastaj të bëhen një pushtet që ndihet i pakontrolluar”.
“Kjo është Republika e Shqipërisë dhe jo Republika e Prokurorëve dhe gjykatëse. Janë një pushtet i pavarur nga parlamenti dhe qeveria, por nuk janë i vetmi pushtet i pavarur i kësaj republike” ishte mesazhi i kryeministrit Rama, që u ka vënë prokurorëve të SPAK kufirin se deri ku mund t’i shkojnë hetimeve. Dhe siç duket këta e kanë marrë mesazhin.



