Të rinjtë e politikës së vjetër, Kariqi: I djathtë, pasi jam nip i njeriut që ka dhënë jetën në lëvizjet demokratike. Idhulli im, Sali Berisha

Të rinjtë në politikë që udhëhiqen nga politikanët e vjetër, ishte tema e emisionit të kësaj të mërkure në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, njëherësh dhe ish-kandidat për kryetar i Forumit Rinor të PD-së, Arnold Kariqi ndau me panelin ambicien e tij për të qenë pjesë e politikës së vjetër.

“Unë rrjedh nga një familje me bindje të djathta. Kam një xhaxha që ka dhënë jetën në lëvizjet demokratike të viteve ’90-të, Qazim Kariqi, dhe kam një xhaxha që ka drejtuar PD-në në Kavajë për herë të parë atje.

Po ashtu jemi rritur me një urrejtje ndaj regjimit të atëhershëm dhe të tanishëm, si pasardhës së atij regjimi”, u shpreh gazetari Arnold Kariqi.

I pyetur se kush është njeriu që e frymëzon në bindjet e tij politike, Kariqi theksoi se ai njeri është Sali Berisha.

“Jo se unë jam pjesë e PD-së, por si një njeri që në 34 vite është një person që ka drejtuar, ka ikur, është rikthyer dhe vijon një betejë duke marrë goditje nga të gjitha anët. Dhe kjo është një nga arsyet që unë e admiroj”, tha gazetari Arnold Kariqi.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

EMISIONET