Taulant Balla uron Fatos Nanon: Gëzuar ditëlindjen udhëheqësit tonë

Taulant Balla uron Fatos Nanon: Gëzuar ditëlindjen

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një postim në rrjetin social Facebook, ka uruar ish-kryeministrin Fatos Nano për ditëlindjen e tij të 75-të.

Përkrah urimit, Balla ka ndarë një foto me Nanon, teksa e quan si udhëheqës historik.

Fatos Nano lindi më 16 shtator 1952 dhe u rrit në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë dhe sot mbush 71 vjeç. Ish-kryeministri po kalon ditë të vështira në spital, për shkak të komplikacioneve shëndetësore në mushkëri që kanë nisur që në periudhën e Covid-19. Prej 29 gushtit, ai ndodhet i shtruar në një spital privat në kryeqytet, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Gëzuar ditëlindjen udhëheqësit tonë historik Fatos Nano! Mirënjohje gjithmonë”, shkruan Balla.

EMISIONET